Flash News

Bota

Humbi zgjedhjet, kryeministrja e Suedisë jep dorëheqjen

Humbi zgjedhjet, kryeministrja e Suedisë jep dorëheqjen

Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson ka dhënë dorëheqjen pasi partia e saj nuk mundi dot të fitojë zgjedhjet e së dielës.

Koalicioni i majtë i Andersson ka humbur me një rezultat të ngushtë ndaj koalicionit të djathtë, raporton BBC. Andersson e pranoi humbjen në një konferencë shtypi dhe ofroi zyrtarisht dorëheqjen e saj.

Udhëheqësi i Partisë së Moderuar Ulf Kristersson pritet të formojë një qeveri.

Humbja e socialdemokratëve të Andersson është një goditje e madhe, pasi vitin e kaluar u shpallën fitues dhe mbeten partia më e madhe në Suedi. Rezultati përfundimtar mbetet për t’u konfirmuar pas një rinumërimi.

Të fundit