Flash News

Bota

Humbi zgjedhjet, Rishi Sunak jep dorëheqjen nga Partia Konservatore e Britanisë

Humbi zgjedhjet, Rishi Sunak jep dorëheqjen nga Partia Konservatore e

 

Kryeministri aktual i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, pas një humbjeje të thellë që partia e tij pësoi përballë laburistëve në zgjedhjet e ditës së djeshme, ka vendosur të japë dorëheqjen nga udhëheqja e partisë Konservatore.

Në një deklaratë për mediat, Sunak shprehet se do të marrë përgjegjësin për këtë humbje të madhe, ndërsa theksoi se dorëheqja e tij do të vijë menjëherë pasi pasardhësi i tij, të marrë kreun e partisë.

“Pas këtij rezultati, unë do të largohem nga posti i kreut të partisë, jo menjëherë, por pasi të jenë vendosur marrëveshjet formale për zgjedhjen e pasuesit tim. Është e rëndësishme që pas 14 vitesh në qeverisje, Partia Konservatore të rindërtohet, por edhe të marrë rolin e saj vendimtar në opozitë në mënyrë profesionale dhe efektive”, theksoi Sunak.

Të fundit