Flash News

Bota

Hungaria lehtëson masat për personat e pajisur me "kartë imuniteti"

Hungaria lehtëson masat për personat e pajisur me "kartë
Foto ilustruese

Hungarezët e pajisur me karta imuniteti të lëshuara nga qeveria, tani mund të shkojnë në ambiente të mbyllura, si pjesë e lehtësimit të masave anti-Covid.

Që nga e shtuna, ata persona të pajisur me karta plastike mund të hyjnë në dhoma të brendshme të ngrënies, hotele, teatro, kinema, palestra, biblioteka dhe në muze.

Gjithashtu orari i punës për bizneset u zgjat deri në orën 23:00, por vijon shtetrrethimi gjatë natës. Këto masa vijnë në një kohë, kur vaksinimi po ecën me ritme të shpejta, pasi rreth 40% të popullsisë është imunizuar.

Burimi: Euronews

Të fundit