Flash News

Bota

Hungaria merr presidencën e BE, Orban: Prioritet do të jetë emigrimi

Hungaria merr presidencën e BE, Orban: Prioritet do të jetë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, u ka thënë mediave gjermane se ai dëshiron të bëjë çështjen e migrimit si temë kyçe kur Hungaria të jetë në krye të BE-së, në Presidencën gjashtëmujore me rotacion. Orban ka thënë për grupin medial Funke se mirëpret pozicionin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, i cili aktualisht është duke analizuar mënyra se si mund të kryhen procedurat e azilit prej vendeve jashtë bllokut evropian.

Aktualisht presidencën e BE-së e ka Belgjika, ndërsa prej 1 korrikut në këtë pozitë do të jetë Hungaria. Orbani ka thënë se Hungaria veçse është duke zbatuar një politikë që aplikimet për azil të vlerësohen në shtetet e treta, shembull në Ambasadën hungareze në Beograd, para se aplikuesve t’iu jepet drita e gjelbër për të hyrë në shtet.

Në muajin qershor, Gjykata Evropiane e Drejtësisë e ka urdhëruar Hungarinë të paguajë gjobë prej 200 milionë eurosh dhe shtesë 1 milion euro në ditë nëse nuk e zbaton vendimin për t’i ndryshuar politikat për azil. Gjoba është vënë për shkak të një vendimi të gjykatës, të dhjetorit të vitit 2020, që e ka udhëruar Budapestin të ndërrojë procedurat për të garantuar mbrojtje ndërkombëtare dhe kthim të shtetasve të botës së tretë.

 

Të fundit