Flash News

Bota

Hungaria t'ju ofrojë qytetarëve dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19

Hungaria t'ju ofrojë qytetarëve dozën e tretë të

Hungaria është shteti i parë që do t'ju ofrojë qytetarëve dozën e tretë anti-Covid. Kështu bëri me dije kryeministri Viktor Orban, ndërsa shtoi se procesi do të nisë nga gushti.

Doza e tretë do të vihet në dispozicion për të gjithë njerëzit pavarësisht nga mosha, gjendja shëndetësore ose cilën vaksinë kanë marrë fillimisht, raporton AP.

Doza e tretë do të administrohet të paktën katër muaj pas së dytës dhe mjekët mund të zgjedhin nëse do t'ju japin pacientëve një vaksinë ndryshe nga ajo e marrë më parë.

Në Hungari, e cila përdor vaksinën Sinopharm, disa qytetarë kanë shprehur shqetësimin se nuk janë plotësisht të mbrojtur nga COVID-19 dhe kanë kërkuar një dozë të tretë.

Të fundit