Flash News

Bota

Hungarisë i afron ‘dita e gjykimit’, BE-së mund ‘të godasë’ ekonominë e saj me një gjobë miliarda euro

Hungarisë i afron ‘dita e gjykimit’, BE-së mund

Hungaria po përballet me Brukselin për shqetësimet mbi korrupsionin që mund t'i kushtojnë Budapestit miliarda. BE duket se do të vendosë gjoba financiare ndaj qeverisë së Viktor Orban, për mashtrime dhe shkeljeve të shtetit të së drejtës.

Sanksionet do t’i kushtonin shumë Hungarisë, duke e gjymtuar ekonominë e saj tashmë të lëkundur. Vendimi pritet të zyrtarizohet nesër.

Konflikti midis Hungarisë, një nga përfituesit më të mëdhenj neto të bllokut, dhe BE-së është rritur në mënyrë të vazhdueshme që kur partia qeverisëse e Orban Fidesz erdhi në pushtet në 2010.

Partia politike nacionaliste e krahut të djathtë akuzohet për degradim të institucioneve demokratike të vendit, frenim të lirive të medias dhe shkelje të të drejtave të pakicave, diçka që Presidenti hungarez e mohon.

Të premten, Parlamenti Evropian publikoi një raport duke e quajtur Hungarinë një "autokraci zgjedhore". "Më duket qesharake," tha Orbán gjatë një vizite në Beograd, kryeqytetin e Serbisë.

Tensionet midis Budapestit dhe Brukselit, të cilat janë përkeqësuar nga kritikat e Orban ndaj politikës së BE-së ndaj luftës në Ukrainë, mund të arrijnë në krye këtë fundjavë nëse Komisioni shpall një shkurtim të financimit për Hungarinë siç pritej.

Burimi: Euronews

Të fundit