Flash News

Bota

Hyjnë në fuqi rregullat e reja për udhëtarët nga SHBA dhe BE që hyjnë në Britani

Hyjnë në fuqi rregullat e reja për udhëtarët nga SHBA

Sot kanë hyrë në fuqi rregullat e reja për udhëtarët nga SHBA ose BE që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar. Personat që janë vaksinuar plotësisht nuk do të karantinohet kur të mbërrijnë në Britani.

Qeveria britanike ka thënë se ndryshimi, i cili u njoftua javën e kaluar, do të ndihmojë në ribashkimin e familjeve dhe miqve, të cilët jetojnë jashtë vendit.

Shefat e linjave ajrore e kanë mirëpritur këtë vendim, por po bëjnë thirrje që më shumë vende të shtohen në listën e gjelbër të udhëtimeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Pavarësisht se ëhtë hequr karantina, udhëtarët do t'u duhet të kenë një test PCR negativ kur të shkojnë MB dhe një tjetër do të duhet ta bëjnë ditën e dytë, pasi kanë mbërritur. Në këtë rregull bëjnë përjashtim personat nën 18-vjeç.

Burimi: BBC

Të fundit