Flash News

Bota

Hyri në rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago, shërbimi sekret vret 20-vjeçarin e armatosur

Hyri në rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago, shërbimi

Shërbimi Sekret i SHBA-së njoftoi të dielën në mëngjes se një burrë i armatosur u qëllua dhe u vra pasi hyri në perimetrin e sigurt të Mar-a-Lago, rezidencës së Donald Trump në Florida dhe klubit privat në Palm Beach.

Edhe pse presidenti i SHBA-së shpesh kalon fundjavat në resortin oqeanik, ai ishte në Shtëpinë e Bardhë në Uashington gjatë këtij incidenti, raporton The Guardian. 

Identiteti i personit që u qëllua nuk është publikuar. Sipas Shërbimit Sekret, ai u "vëzhgua nga porta veriore e pronës Mar-a-Lago duke mbajtur me vete ate një pushkë gjahu dhe një bidon karburanti".

Ai u qëllua nga agjentët e Shërbimit Sekret dhe një zëvendës sherif i qarkut Palm Beach, tha agjencia.

Të fundit