Flash News

Bota

Hyri në shekullin e dytë të qeverisjes, Partia Komuniste kineze synon të forcojë më tej kontrollin mbi ideologjinë

Hyri në shekullin e dytë të qeverisjes, Partia Komuniste kineze
Xi Jinping

Ditë pasi hyri në shekullin e saj të dytë në qeverisje, Partia Komuniste kineze ka përcaktuar përparësinë e saj për epokën e re. Fokusi i saj është forcimi i kontrollit ideologjik mbi popullsinë prej 1.4 miliardë banorësh, raporton CNN.

Nën drejtimin e presidentit Xi Jinping, partia ka zhvilluar reformën më të ashpër ideologjike në dekada. Ajo është shprehur kundër "depërtimit" të ideve perëndimore, ka nxitur nacionalizmin agresiv dhe ka mbytur liritë akademike dhe të shtypit.

Dhe tani, pavarësisht se "iu ka mbyllur gojën" të gjitha formave të disidencës, partia duket se shqetësohet, se ende nuk zotëron besnikëri të të mjaftueshme ideologjike dhe politike.

"Puna ideologjike dhe politike është tradita e shkëlqyeshme e partisë, karakteristikë e veçantë dhe përparësi e spikatur politike - është linja e shpëtimit e të gjithë punës së saj. Ajo ka një ndikim të rëndësishëm në fatin e ardhshëm të partisë, stabilitetin afatgjatë të vendit dhe kohezionin si dhe unitetin e kombit", thuhet në udhëzimin e Partisë Komuniste.

Të fundit