Flash News

Bota

Tërmeti 7.7 ballë në Mianmar, deri tani konfirmohen 144 të vdekur dhe 732 të plagosur

Tërmeti 7.7 ballë në Mianmar, deri tani konfirmohen 144 të

Të paktën 144 persona kanë vdekur në Mianmar, ka raportuar zyrtarisht rrjeti televiziv shtetëror i vendit.

Gjithashtu thuhet se 732 persona kanë mbetur të plagosur nga tërmeti dhe pasgoditjet e mëngjesit të sotëm, raporton Skynews

Është shifra e parë zyrtare nga skuadra ushtarake e Mianmarit, pasi shefi ushtarak i vendit Min Aung Hlaing shton se do të ketë më shumë vdekje dhe viktima.

Ai thotë: “Kam shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kam kërkuar ndihmë ndërkombëtare.

“Kam miratuar një kërkesë nga Qendra AHA [zyra humanitare e ASEAN], e cila do të dërgojë ndihma nesër dhe India gjithashtu do të dërgojë ndihmë.

"Unë do të doja të bëja një ftesë të hapur për çdo organizatë dhe komb që dëshiron të vijë dhe të ndihmojë njerëzit në nevojë brenda vendit tonë."

Ndërtesat janë shembur dhe njerëzit janë evakuuar në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, pas tërmeteve në Mianmarin fqinj, herët në mëngjes me orën e Mbretërisë së Bashkuar. Epiqendra e tërmeteve ishte afër qytetit të Mandalay, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

Të fundit