Flash News

Bota

I armatosuri hap zjarr në market, vriten 10 persona në SHBA

I armatosuri hap zjarr në market, vriten 10 persona në SHBA
Foto ilustruese

Dhjetë persona u vranë të hënën, duke përfshirë një oficer policie nga një person i armatosur, i cili hapi zjarr në një supermarket në Colorado, SHBA.

Autoritetet vendase e përshkruan ngjarjen si "një tragjedi dhe një makth", raportojnë mediat e huaja.

Ky sulm vjen gjashtë ditë pasi tetë person, gjashtë prej të cilëve gra me origjinë aziatike u vranë nga një person i armatosur në Atlanta.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Joe Biden është informuar mbi sulmin e së hënës dhe se do të ndjekë zhvillimet për këtë ngjarje. Zyra e FBI në Denver shkroi në Twitter se po ndihmon për të hetuar ngjarjen.

Të fundit