All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

I dha përkohësisht kompetencat presidenciale Kamala Harris pas vizitës mjekësore, Biden rikthehet në detyrë

I dha përkohësisht kompetencat presidenciale Kamala Harris pas
All - Paragraf - 1

Joe Biden ka rifilluar punën pasi kreu një vizite mjekësore gjatë së cilës do të qëndronte pa ndjenja për një kohë të shkurtër për shkak të anestezisë.

Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, duke sqaruar se Biden, si pjesë e një vizite rutinë mjekësore, kreu një kolonoskopi.

All - Paragraf - 3

Kushtetuta kërkon që ai t’i transferojë zyrtarisht kompetencat tek nënpresidentja, Kamala Harris, e cila u bë gruaja e parë me pushtetin presidencial në SHBA.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se në një konferencë për mediat se presidenti telefonoi zonjën Harris rreth orës 11:35 të paradites me orën lokale, për t’i bërë të ditur asaj se vizita kishte përfunduar dhe se ishte me humor të mirë e gati për të marrë detyrën.

Psaki tha se ekipi mjekësor po përgatiste një përmbledhje me shkrim mbi shëndetin e presidentit, që do të publikohet në media më vonë gjatë ditës së premte.

  

Të fundit