Flash News
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
Shkatërrohet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 16 të arrestuar! Sekuestrohen 55 armë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Plagoset me armë zjarri i riu shqiptar në Greqi
Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp
I ftuar nga Biden, Donald Trump kthehet triumfues në Shtëpinë e Bardhë
Donald Trump do të takohet ditën e sotme në Shtëpinë e Bardhë me Joe Biden.
Joe Biden premtoi javën e kaluar, pas fitores së Trump, të sigurojë një transferim “paqësor dhe të rregullt” të pushtetit. Presidenti në largim theksoi se beson te rregullat dhe institucionet dhe se nuk do të ketë asgjë për t’u shqetësuar.
Trump tashmë ka nisur të shpallë disa emra personash që do të marrin poste të rëndësishme në administratën e tij të re.
Midis tyre është njeriu më i pasur në botë, Elon Musk , i cili do të drejtojë një Ministri të re të Efikasitetit të Qeverisë së bashku me biznesmenin Vivek Ramaswamy.
“Nëse këta tre biznesmenë republikanë bien dakord, ata mund të vazhdojnë me shkurtime drastike të buxhetit federal të SHBA”, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas Mike Johnson, kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Trump gjithashtu mund të vizitojë edhe Kapitolin. Atje, partia e tij tashmë ka fituar kontrollin e Senatit dhe është në rrugën e duhur për të fituar një shumicë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.
Ndërsa Gjykata e Lartë merr një kthesë konservatore pas emërimit të tre gjyqtarëve konservatorë gjatë presidencës së parë të Trump, republikani do të ketë një liri veprimi në mandatin e tij të dytë.