All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Tërmeti i fuqishëm në Azinë Juglindore, rritet numri i viktimave, spitalet nevojë urgjente për gjak

All - Paragraf - 1

Tërmeti i fuqishëm në Azinë Juglindore, rritet numri i

Tërmeti i fortë në Azinë Juglindore me magnitudë 7.7 që goditi Tajlandën dhe Mianmarin mesditën e së premtes, ka shkatuar dëme të mëdha.

All - Paragraf - 3

Nga Mianmari njoftohet për të paktën 21 të vdekur. Portali Mizzima News bazohet për këtë njoftim tek organizatat e ndihmës dhe burimet lokale në rajonet e Taungo, Bago, Pyavbve dhe Mandalay. Numri i të vdekurve pritet të shtohet.

Nevojë urgjente për gjak

Sipas gjeneralit Zaw Min Tun, zëdhënës i juntës ushtarake, në spitale po mbërrijnë shumë të plagosur. Prandaj spitalet kanë nevojë urgjente për furnizime me gjak.

Po në Mianmar prej tërmetit u shemb një ure dhe disa ndërtesa. Në qytetin Aung Ban është rrëzuar një hotel dhe sipas ekipeve të shpëtimit njoftohet se shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar.

Nga Mianmari, i cili drejtohet nga junta autoritare, është shpesh e vështirë që ta dalin informacione.

Në Bangkok u shemb një godinë shumëkatëshe

Sipas policisë dhe ekipeve mjekësore, 43 punëtorë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Kryeministri tajlandez shpalli për Bangkokun gjendjen e jashtëzakonshme.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së dhe qendra gjermane për shkenca gjeologjike GFZ raportuan se tërmeti ishte i cekët, me një thellësi prej 10 kilometrash, dhe epiqendra e tij ndodhej në Mianmar, sipas të dhënave paraprake./DW

Të fundit