Flash News

Bota

Sulmi i Pakistanit në tokën iraniane, i pari që nga viti 1980

Sulmi i Pakistanit në tokën iraniane, i pari që nga viti 1980

Sulmi i Pakistanit në tokën iraniane është sulmi i parë tokësor i jashtëm ndaj Iranit që kur forcat e Sadam Huseinit pushtuan Iranin në vitet 1980, duke filluar një luftë të egër tetë-vjeçare.

Reagimi fillestar i Iranit ka qenë goxha i heshtur - vetëm gjysmë fjali nga zëdhënësi i ministrisë së jashtme që dënon veprimin. Mediat pro-qeveritare në Iran kanë theksuar se të vrarët brenda vendit si rezultat i sulmeve pakistaneze nuk ishin shtetas iranianë.

Garda Revolucionare ka heshtur – që do të thotë se ata ende po debatojnë se si të përgjigjen. Ata duket se janë zënë në befasi.

Ata sigurisht e sollën këtë në vetvete kur mbi dy ditë këtë javë sulmuan objektiva në tre vende, duke përfshirë fqinjët e tyre Irakun dhe Pakistanin me të cilët kishin pasur marrëdhënie të mira më parë - marrëdhënie që tani janë në prishje.

Të fundit