Flash News

Bota

I kërkoi të ndaheshin, i riu varros të gjallë të dashurën në Australi

I kërkoi të ndaheshin, i riu varros të gjallë të

Një 22-vjeçar në Australi, vrau ish të dashurën e tij pasi ajo i kërkoi të ndaheshin. Ai e rrëmbeu atë nga puna, e lidhi me shirit dhe kabllo dhe e varrosi të gjallë.

Tarikjot Singh, 22 vjeç, u deklarua fajtor për vrasjen e studentes 21-vjeçare të infermierisë Jasmeen Kaur.

 I riu dyshohet se kishte planifikuar vrasjen e saj përpara se ta rrëmbente nga vendi i saj i punës në mars 2021.

Trupi i të resë u gjet i varrosur në një varr të cekët në Moralana Creek, në Australinë e Jugut. Ajo u gjet me duart e lidhura pas shpine me kabllo dhe këmbët të lidhura me shirit. I riu është dënuar me burgim të përjetshëm. 

Të fundit