Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Drejtuesit e kompanive të teknologjisë të ndikuara nga ndërhyrja masive kibernetike ndaj firmës SolarWinds po u ofrojnë ligjvënësve arsye për t'u shqetësuar. Ata paralajmërojnë se sulmi është më i madh dhe më i rrezikshëm nga sa kishin menduar fillimisht.
Të martën dëshmuan para Komisionit të Zbulimit të Senatit zyrtarët e kompanisë FireEye, firma e sigurisë kibernetike që zbuloi për herë të parë ndërhyrjen dhjetorin e kaluar dhe të SolarWinds, kompania e menaxhimit të programeve kompjuterike me bazë në Teksas, e cila është në epiqendër të sulmit. Ata u thanë ligjvënësve se ende po përpiqen të vlerësojnë dëmin.
"Që nga dita e parë, autorët e sulmit kishin një hyrje anësore", tha drejtori ekzekutiv i kompanisë FireEye, Kevin Mandia, për sulmin që ndikoi deri në 18.000 klientë të SolarWinds në të gjithë botën.
“Ju pyesni veten përse nuk e kapi njeri? Ky nuk do të ishte vendi i parë ku do të shikonit”, tha ai. "Ky është vendi i fundit ku do të kërkonit për shenjat e një ndërhyrjeje", tha zoti Mandia.
Situata u rëndua më tej kur Brad Smith, presidenti i kompanisë Microsoft, tha se mund të ketë edhe shumë viktima të tjera. Kodi programues i kompanisë Microsoft që shërben për programimin themelor të nevojshëm për të ekzekutuar programet dhe sistemet operative, ishte ndër objektivat e këtij sulmi.
"Ka më shumë vektorë sulmi dhe ndoshta nuk do ta dimë kurrë se cili është numri i vërtetë", tha zoti Smith. "Tani për tani, sulmuesit janë të vetmit që dinë gjithçka që kanë bërë".
Veprim i rrezikshëm
Zoti Smith më tej paralajmëroi se sulmi masiv ishte më i rrezikshëm sesa shumica e njerëzve do të donin ta pranonin, duke e quajtur atë "një veprim të rrezikshëm".
"Bota mbështetet në modifikimin dhe përditësimin e programeve. Ne mbështetemi tek kjo për gjithçka", tha ai. "Të prishësh, të dëmtosh, të manipulosh procesin e përditësimit të programeve, për mendimin tim, është si të manipulosh ekuivalentin dixhital të shërbimit tonë shëndetësor publik".
Deri më sot, zyrtarët amerikanë kanë thënë se ndërsa shkelja ekspozoi mijëra kompani, hakerat duket se kanë qenë të interesuar në vetëm rreth 100 firma të sektorit privat dhe nëntë agjenci qeveritare amerikane, në atë që ata e kanë cilësuar si një operacion të shërbimeve ruse të zbulimit.
Zyrtarët amerikanë nuk janë treguar të gatshëm të japin detaje, duke thënë se tani agjencitë e zbulimit janë ende duke punuar për të vërtetuar plotësisht autorësinë.
Fajësohet Rusia
FireEye dhe Microsoft, megjithatë, u thanë ligjvënësve se dyshimi kryesor bien mbi Rusinë.
“I bëmë të gjitha verifikimet. Nuk është shumë në përputhje me spiunazhin kibernetik nga Kina, Koreja e Veriut ose Irani. Dhe është më në përputhje me spiunazhin dhe veprimtarinë kibernetike që kemi parë nga Rusia”, u tha ligjvënësve zoti Mandia, i kompanisë FireEye.
"Kemi parë prova thelbësore që na çojnë tek agjencia e zbulimit të jashtëm rus", shtoi zoti Smith, i kompanisë Microsoft. "Ne nuk kemi gjetur asnjë provë që na çon diku tjetër".
Një shqetësim i veçantë, thanë ata, ishte aftësia e hakerëve për të fikur masat mbrojtëse të ngritura për gjetjen dhe neutralizimin e programeve dashakeqe. Gjithashtu, ata lanë pak gjurmë pas vetes, sikur të mos kishin qenë kurrë aty.
"Metodologjia dhe siguria operacionale (ishin) të shkëlqyera", u tha ligjvënësve drejtori i kompanisë CrowdStrike, George Kurtz. "Të injektohet diçka dhe të funksionojë e gjitha pa gabime dhe pa e parë askush në të vërtetë, e përsëris... është një përqasje shumë novatore".
Ligjvënësit i kërkuan Shtëpisë së Bardhë të martën të bëjë gjithçka që mundet për të deklaruar autorët e sulmit.
"Sa më shpejt të bëhet, aq më mirë", tha Senatori demokrat Mark Warner, kryetari i Komision të Zbulimit të Senatit. "Duhet ta denoncojmë kundërshtarin tonë... të planifikojmë përgjigjen e duhur".
Shtëpia e Bardhë premtoi të martën se pritja nuk do të jetë e gjatë.
"Do të kalojnë javë, jo muaj, para se të përgjigjemi", u tha gazetarëve sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.
"Rezervojmë të drejtën për t'u përgjigjur në kohën dhe mënyrën që do të zgjedhim vetë", shtoi ajo.
Forcimi i mbrojtjes kibernetike amerikane
Po bëhen gjithashtu përpjekje për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes kibernetike të vendit.
Në fillim të këtij muaji, Zëvendës Këshilltarja e Sigurisë Kombëtare për Kibernetikën dhe Teknologjinë në Zhvillim, Anne Neuberger, tha se administrata e Presidentit Biden është duke hartuar politika për të parandaluar sulmet e mëtejshme dhe parashikoi se disa nga propozimet mund të zyrtarizohen si pjesë e një "mase ekzekutive".
Të martën, drejtuesit e firmave të teknologjisë dhe ligjvënësit ngritën gjithashtu mundësinë e hartimit të një rregulloreje për raportimin e detyrueshëm, në mënyrë që kompanitë e prekura nga ndërhyrjet kibernetike nga vende si Rusia ose Kina, të lajmërojnë shpejt duke ofruar atë çfarë dinë.
Ata argumentuan gjithashtu se duhet bërë më shumë për të imponuar kosto ndaj vendeve që vënë në rrezik sistemet kritike, si nga vetë Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe nëpërmjet vendeve aleate.
"Unë mendoj se parandalimi është një nga pjesët më të rëndësishme të një strategjie kombëtare, dhe sinqerisht, nuk është zhvilluar shumë mirë", tha senatori Angus King. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38