Flash News

Bota

“I lidhën sytë dhe e çuan në një vend të panjohur”, rusët arrestojnë shefin e centralit bërthamor

“I lidhën sytë dhe e çuan në një vend të

Trupat ruse kanë arrestuar drejtorin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës. Kështu ka bërë me dije rregullatori shtetëror bërthamor i Ukrainës Enerhoatom.

Enerhoatom thotë se Ihor Murashov u mor teksa ishte duke drejtuar makinën dhe më pas iu lidhën sytë e u dërgua në një vend të panjohur, thotë Enerhoatom.

Rusia nuk e ka komentuar këtë rast. Moska kapi centralin më të madh bërthamor në Evropë në mars dhe mbajti “peng” stafin ukrainas.

Si Ukraina ashtu edhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për sulmet e vazhdueshme të uzinës, mes shqetësimeve globale se kjo mund të çojë në një incident të madh rrezatimi në Evropë.

Në një deklaratë të botuar të shtunën, presidenti i Enerhoatom, Petro Kotin tha se Murashov "mban përgjegjësinë kryesore dhe ekskluzive për sigurinë bërthamore dhe rrezatuese" të centralit bërthamor.

Ai tha se ndalimi i së premtes "vënë në rrezik sigurinë e funksionimit të Ukrainës dhe termocentralit më të madh bërthamor në Evropë".

Kotin i bëri thirrje Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të shefit të centralit, duke akuzuar Rusinë për "terrorizëm bërthamor".

Burimi: BBC

 

Të fundit