Flash News

Bota

SHBA / Sulmi me armë në paradën e '4 korrikut', gjashtë të vdekur e 31 të plagosur

SHBA / Sulmi me armë në paradën e '4 korrikut',

Të paktën gjashtë persona u vranë dhe 31 persona u plagosën nga të shtënat në paradën e 4 korrikut në Highland Park në Illinois, SHBA, shkruan CNN.

"Shumica dërrmuese" e të lënduarve pësuan plagë me armë zjarri sipas zëdhënësit të Sistemit Shëndetësor të Universitetit NorthShore, Jim Anthony, por ka patur lëndime të shkaktuara edhe nga kaosi pas të shtënave.

Policia ka deklaruar se pas ngjarjes është gjetur një armë në çatinë e një ndërtese aty pranë, por shtoi se nuk mund të japë më shumë detaje.

Policia ka deklaruar po ashtu se deri në këtë pikë të hetimeve, besohet të ketë qenë vetëm një autor 18-20 vjeç i shpallur në kërkim.

Të fundit