Flash News

Bota

Sulmi me drona amerikanë mbi terroristët, Pentagoni: Janë eliminuar dy figura të larta të ISIS

Sulmi me drona amerikanë mbi terroristët, Pentagoni: Janë

Një sulm terrorist goditi të enjten aeroportin e Kabulit duke shkaktuar afro 170 viktima, mes tyre edhe 12 ushtarë amerikanë. ISIS pranoi përgjegjësinë e sulmit mbi Kabul.

Një ditë pas shpërthimit, dronët amerikanë sulmuan grupin e terroristëve.

Në një deklaratë, gjeneralmajori William Taylor ka dhënë detaje nga sulmi duke konfirmuar se dy objektiva të profilit të lartë të grupit islamik janë eliminuar, ndërsa një tjetër është plagosur. Njëkohësisht, ai pohoi se asnjë civil nuk ka mbetur i lënduar nga sulmi.

Kabuli vijon prej javësh të jetë nën kaos, pas marrjes së pushtetit nga talebanët. Mijëra afganë qëndrojnë në pritje për tu larguar nga vendi, teksa të tjerë janë evakuuar drejt vendeve pritëse.

 

Të fundit