Bota

Tërmeti me magnitudë 6.6 trondit Turqinë dhe Greqinë, raportohet për dëme të shumta materiale

Tërmeti me magnitudë 6.6 trondit Turqinë dhe Greqinë,
Pamje nga qyeteti i Izmirit

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 dhe thellësi 10 km, ka tronditur Greqinë e Turqinë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Sipas të dhënave nga EMSC për tërmetet, epiqendra e këtij tërmeti raportohet se ka qenë në verilindje të ishujve Dodekanez të Greqisë.

Lëkundjet janë ndjerë deri në ishullin Samos të Greqisë, gjithashtu në Atikë, Kos, Rodos etj.

Mësohet se në ishullin Samos tërmeti ka shkaktuar edhe një tsunami.

Deri më tani nuk rapotohet të ketë viktima, ndërkohë që në Izmit të Turqisë janë shembur mbi 20 pallate.

Ditari politik

Të fundit