Flash News

Bota

Tërmeti me mangitudë 5.9 godet Australinë

Tërmeti me mangitudë 5.9 godet Australinë

Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi ketë mëngjes Melburnin në Australinë Jugore. Sinjalin e dha Shërbimi i Emergjencave të Shtetit Victorian.

Mediat e huaja raportojnë se fillimisht tërmeti është regjistruar me magnitudë 6, por më pas Shërbimi i Emergjencave njoftoi qeverinë për magnitudën 5.9.

Australia ndodhet në qendër të një pllake tektonike dhe si rezultat shumë rrallë përjeton aktivitet të rëndë tërmeti, ndryshe nga Zelanda e Re fqinje.

Tërmeti më i keq i vendit ndonjëherë ishte në 1988 në Territorin Verior, i cili mati vetëm 6.6 ballë, sipas Geoscience Australia.

Tërmeti i Melburnit vjen pas një dite protestash të nxehta në qytet mbi bllokimet e rrepta mujore të vendosura për të parandaluar përhapjen e variantit Covid-19 Delta.

Të fundit