Flash News

Bota

Sulmi me raketa në Poloni, Stoltenberg: NATO është e përgatitur për përshkallëzime aksidentale

Sulmi me raketa në Poloni, Stoltenberg: NATO është e

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u pyet se cilat masa mbrojtëse ekzistojnë për bisedimet midis NATO-s ose SHBA-së dhe Moskës për të siguruar që nuk mund të ketë përshkallëzim aksidental në luftë.

Sipas tij ka linja komunikimi midis SHBA-së dhe Rusisë, ashtu si edhe mes NATO-s dhe kanaleve të tjera të komunikimit me Rusinë.

“Ne jemi përgatitur për situata të tilla për shumë vite në NATO dhe duhet të sigurojmë që kur ndodhin incidente apo aksidente, kur ka një luftë që po ndodh në lagjen tonë, që ato të mos dalin jashtë kontrollit”, tha Stoltenberg, për BBC.

“Pikërisht këtë siguruam dje duke reaguar në mënyrë të matur, të qetë por edhe të vendosur”, tha ai.

 

Të fundit