Flash News

Bota

Tërmeti mes Turqisë dhe Greqisë, shkon në 51 numri i viktimave

Tërmeti mes Turqisë dhe Greqisë, shkon në 51 numri i
Tërmeti në Turqi

Ka arritur në 51 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.7 në Turqi, ndërsa raportohet për mbi 896 të plagosur.

Tërmeti i datës 30 tetor u shoqërua me një total prej 831 pasgoditjesh, teksa zv/presidenti i Turqisë deklaroi se vijojnë intesivisht operacionet e kërkim-shpëtimit në 26 zona.

Deri tani janë konfirmuar dy viktima edhe në ishullin grek, Samos, ku mësohet se kanë humbur jetën dy të rinj 15 dhe 17 vjeç.

Autoritetet zyrtare turke njoftojnë se tërmeti i fortë është shoqëruar me qindra pasgoditje. Po ashtu mësohet se presidenti Erdogan ka inspektuar nga afër zonën e goditur nga tërmeti i fuqishëm.

Tërmeti në Detin Egje, me qendrën e tij pranë rrethit Seferihisar, u ndje shumë në Izmir, ku shkaktoi panik të madh tek qytetarët. Shumë shtëpi dhe pallate u shembën, ndërsa ende vijojnë kërkimet nën rrënoja me shpresë për të gjetur njerëz të gjallë.

Të fundit