Flash News

Bota

Sulmi në antenën televizive në Kiev, 5 të vrarë dhe 5 të plagosur

Sulmi në antenën televizive në Kiev, 5 të vrarë dhe 5

Pesë persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën pasi forcat ruse sulmuan një kullë televizive në Kiev.

Në një deklaratë në televizion, shërbimet e urgjencës ukrainase konfirmuan se pesë persona kanë vdekur si pasojë e sulmit në kullë, raporton Reuters.

Është e paqartë nëse vetë kulla është goditur, apo objektet aty pranë - por ministria e brendshme thotë se disa kanale janë prekur.

90 minuta para ketij sulmi, forcat ruse thanë se do të kryenin sulme kundër kryeqytetit të Ukrainës dhe paralajmëruan banorët në Kiev të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Të fundit