Flash News

Bota

Refuzoi të dëshmonte në Kongres, krahu i djathtë i Donald Trump rrezikon burg

Refuzoi të dëshmonte në Kongres, krahu i djathtë i Donald

Drejtësia amerikane po heton sulmin e 6 janarit në ‘Capitol Hill’. Në mesin e dëshmitarëve është edhe mbështetësi i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Steve Bannon.

Sipas BBC, Bannon u thirr për të dhënë dëshminë e tij para trupit gjykues, por e refuzoi. Në këto kushte nëse dhoma e plotë miraton çështjen këtë të enjte, ajo do t'i referohet departamentit të drejtësisë, i cili ka fjalën e fundit për ngritjen e akuzave.

Nëse shpallet fajtor, Bannon mund të përballet me një gjobë dhe deri në një vit burg.

Bannon, një ish-drejtues i mediave të krahut të djathtë i cili u bë strategu kryesor i Trump, nuk ka komentuar publikisht mbi votimin e së martës në komitetin e zgjedhur prej nëntë anëtarësh të Dhomës.

Bannon, 67 vjeç, u pushua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2017 dhe nuk ishte në qeveri në kohën e trazirave.

Të fundit