Flash News

Bota

Tërmeti në Mianmar/ Uji i pishinës shembet nga ndërtesa dhe merr përpara njerëzit në rrugë

Tërmeti në Mianmar/ Uji i pishinës shembet nga ndërtesa dhe

Tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.7 që goditi Mianmarin ka pasur ndikim të rëndë edhe në vende të tjera si Kina dhe Tajlanda. Në provincën Yunnan, në Kinën jugperëndimore, lëkundjet e forta shkaktuan shembjen e një pishine në çatinë e një ndërtese shumëkatëshe, duke bërë që uji të derdhet në rrugë.

Një video dramatike ka kapur momentin kur dhjetëra njerëz vraponin në panik për të shpëtuar veten, ndërsa uji i mori para disa prej tyre.

Pamje të ngjashme, ku pishinat shndërroheshin në ujëvara, u regjistruan edhe në Bangkok, Tajlandë, si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.7. Deri tani, tërmeti ka shkaktuar humbjen e rreth 1000 jetëve në Mianmar.

Të fundit