Flash News

Bota

Sulmi në Poloni, aleati i Putin: Perëndimi po i afrohet një tjetër lufte botërore

Sulmi në Poloni, aleati i Putin: Perëndimi po i afrohet një

Ish-presidenti rus dhe aleati i Vladimir Putinit, Dmitry Medvedev thotë se perëndimi po i afrohet një tjetër lufte botërore.

Kjo deklaratë vjen pas sulmit në Poloni. Fillimisht u raportua se Rusia fshihej pas sulmit, por autoritetet vendase dhe liderët globalë, mes tyre Joe Biden, thanë se pas sulmit nuk mund të fshihet Rusia, ndërsa hetimet vijojnë.

“Incidenti me ‘sulmin me raketa’ të pretenduar të Ukrainës në një fermë polake dëshmon vetëm një gjë: duke zhvilluar një luftë hibride kundër Rusisë, Perëndimi po i afrohet një lufte botërore”, shkroi Medvedev në Twitter.

Të fundit