Flash News

Bota

Sulmi në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Nuk u shqetësova, jetojmë në një botë të çmendur

Sulmi në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Nuk u shqetësova,

Sulmi gjatë Darkës së Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë duket se është tentativa e tretë për vrasje ndaj Donald Trump, pas incidenteve në Butler, Pensilvani në korrik 2024 dhe në klubin e tij të golfit në Florida në shtator të po atij viti.

Por në një intervistë për “60 Minutes” dje, Trump tha së nuk ishte shqetësuar gjatë të shtënave.

“Nuk u shqetësova. E kuptoj jetën. Jetojmë në një botë të çmendur. Doja të shihja çfarë po ndodhte… doja të kuptoja çfarë po ndodhte. Dhe në atë moment filluam të kuptonim se mund të ishte një problem serioz”, tha presidenti amerikan.

I pyetur për “shtrirjen në tokë” gjatë nxjerrjes nga salla, Trump u përgjigj: “Fillova të ecja me ekipin e sigurisë. U ktheva, fillova të ecja dhe ata thanë: ‘Ju lutemi shtrihuni. Ju lutemi shtrihuni në tokë.’ Dhe unë u shtriva, dhe edhe zonja e parë u shtri gjithashtu”, deklaroi Trump.

Të fundit