Flash News

Bota

Tërmeti në Turqi, 7 persona nxirren gjallë nga rrënojat, 4 viktima dhe mbi 120 të plagosur/ Erdogan: Kemi marrë masat, jemi pranë qytetarëve në Izmir

Tërmeti në Turqi, 7 persona nxirren gjallë nga rrënojat, 4
Tërmeti shkatërrues në Turqi

Të paktën 4 viktima edhe 120 të tjerë raportohet të plagosur raportohen deri tani nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.6 ballë që goditi Turqinë.

Sipas raportimeve të medias turke, një nga viktimat është mbytur si pasojë e cunamit që goditi brigjet e Izmirit direkt pas lëkundjeve të tërmetit. Tre viktimat e tjera kanë humbur jetën si pasojë e inerteve të rëna mbi trup gjatë tërmetit.

Përmes një reagimi pak minuta pas ngjarjes, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan tha se do të bëhet gjithçka që është e mundur për të shpëtuar jetët e njerëzve. "Jemi pranë qytetarëve të prekur nga tërmeti dhe kemi marrë të gjitha masat për t’ju ardhur në ndihmë", shtoj më tej ai, duke apeluar për ndihmë në Izmir, qyteti i goditur më shumë nga tërmeti.

Dhjetëra ndërtesa rezultojnë të shembura. 7 persona deri më tani janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat. Ndërsa ka shpresa për të mbijetuar të tjerë. Njerëzit të gjithë kanë dalë në rrugët e qytetit për t’iu ardhur në ndihmë forcave të kërkim shpëtimit. Por ka edhe shumë të tjerë që janë në kërkim të të afërmve të tyre.

Ministrja e Mbrojtjes ka deklaruar se është ngritur grupi për përballimin e krizës. Në zonën e Izmirit kanë shkuar tre avionë që kanë çuar mallra dhe ekipe që do të ndihmojnë për nxjerrjen e atyre që kanë mbetur të bllokuar nga ndërtesa.

“Të gjithë të shkojnë të ndihmojnë qytetarët e dëmtuar nga tërmeti #në Izmir. Me të gjitha mjetet e shtetit tonë, ne u qëndrojmë pranë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Ne morëm masa për të filluar punën e nevojshme në rajon me të gjitha institucionet dhe ministrat tanë përkatës”, tha Erdogan.

Tërmeti në Turqi, 7 persona nxirren gjallë nga rrënojat, 4
Ovacione për nxjerrjen gjallë të personave nga rrënojat
Tërmeti në Turqi, 7 persona nxirren gjallë nga rrënojat, 4
Personat që nxirren gjallë nga ekipet e shpëtimit

Tërmeti në Turqi, 7 persona nxirren gjallë nga rrënojat, 4

Tërmeti në Turqi, 7 persona nxirren gjallë nga rrënojat, 4
Rrënojat nga tërmeti në Izmir

Tërmeti në Turqi, 7 persona nxirren gjallë nga rrënojat, 4

Tërmeti në Turqi, 7 persona nxirren gjallë nga rrënojat, 4

 

Të fundit