Flash News

Bota

I nxehti përvëlues në Portugali shënon 238 viktima në një javë

I nxehti përvëlues në Portugali shënon 238 viktima në

Të paktën 238 njerëz kanë vdekur nga nxehtësia rekord në Portugali gjatë javës së kaluar.

Shumica e viktimave ishin njerëz të moshuar me sëmundje, të cilët janë veçanërisht të prekshëm nga dielli përvëlues, raportoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Temperaturat iu afruan 50°C në qytetin Pinhao të enjten, një rekord në korrik, dhe pesë rajone u vunë në alarm të kuq të premten.

Zjarret kanë vazhduar të shpërthejnë në të gjithë Portugalinë, Spanjën fqinje, Francën dhe Kroacinë në 10 ditët e fundit, duke detyruar evakuimin e mijëra banorëve dhe turistëve.

Të fundit