Flash News

Bota

I nxitur nga konsumatorët, pse është më i rrezikshëm inflacioni në SHBA

I nxitur nga konsumatorët, pse është më i rrezikshëm

Inflacioni në SHBA po tregon shenja të hyrjes në një fazë më të vështirë, që ka të ngjarë të kërkojë veprime drastike nga Rezerva Federale, një ndryshim që ka panikosur tregjet financiare dhe rrit rreziqet e një recesioni.

Të martën, qeveria tha se inflacioni u rrit me 0.1% nga korriku në gusht dhe 8.3% nga një vit më pare. Por shënoi rënie nga niveli historic që u regjistrua në muajin qershor prej 9.1%.

Të ashtuquajturat çmime bazë u rritën papritur me 0.6% nga korriku në gusht. Inflacioni i nxitur nga kërkesa është një mënyrë për të thënë se konsumatorët, të cilët përbëjnë gati 70% të rritjes ekonomike, vazhdojnë të shpenzojnë.

Kjo sepse shumë amerikanë kanë ende më shumë kursime sesa para pandemisë, pasi kanë shtyrë shpenzimet për pushime dhe argëtim. Kur inflacioni nxitet kryesisht nga kërkesa, ai mund të kërkojë veprime më drastike nga Fed, sesa kur nxitet kryesisht nga goditjet e ofertës, siç është një ndërprerje e furnizimit me naftë.

Ekonomistët kanë frikë se e vetmja mënyrë që Fed të ngadalësojë kërkesën e fuqishme të konsumatorëve është të rrisë normat e interesit aq të larta sa të rrisë ndjeshëm papunësinë dhe potencialisht të shkaktojë një recesion.

Kjo sepse me rritjen e frikës nga pushimet nga puna, do të reduktohen shpenzimet. Disa ekonomistë tani mendojnë se Fed do të duhet të rrisë normën e saj standarde në 4.5% ose më shumë, sesa vlerësimet fillestare prej 4%.

Normat më të larta nga Fed do të çonin në kosto më të larta për hipotekat, kreditë për makina dhe kreditë e biznesit. Çmimet në restorante, për shembull, u rritën me 0.9% në gusht dhe 8% krahësuar me vitin e kaluar, por kjo nuk i ka penguar njerëzit që të shkojnë.

Burimi: AP

Të fundit