Flash News

Bota

Tërmeti që u mori jetën mijëra njerëzve në Turqi, OKB: Dëmi shkon në 100 miliardë dollarë

Tërmeti që u mori jetën mijëra njerëzve në Turqi,

Një zyrtare e Programit të OKB-së për Zhvillim ka folur për dëmet e shkaktuar nga tërmeti në Turqi, që i mori jetën mbi 45 mijë njerëzve. Në një konferencë për shtyp, Louisa Vinton u shpreh se dëmi është mbi 100 miliardë dollarë duke përllogaritur kostot e rimëkëmbjes dhe rindërtimit.

“Është e qartë nga llogaritjet që janë bërë deri më sot se shifra e dëmit e paraqitur nga qeveria dhe e mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë do të ishte mbi 100 miliardë dollarë."

Shifra e përkohshme e dëmit, për të cilën Vinton tha se mbulon vetëm Turqinë, po përdoret si bazë për një konferencë donatorësh më 16 mars në Bruksel për të mbledhur para për të mbijetuarit dhe procesin e rindërtimit. Banka Botërore vlerësoi më parë dëmin e drejtpërdrejtë në Turqi në 34.2 miliardë dollarë.

Gjithsesi ajo tha se kostot e rimëkëmbjes dhe rindërtimit do të jenë shumë më të larta dhe humbjet në produktin e brendshëm bruto të Turqisë që lidhen me ndërprerjet ekonomike të shkaktuara nga tërmetet do të shtojnë gjithashtu koston.

Vinton i përshkroi skenat në provincën më të goditur Hatay të Turqisë si “apokaliptike”, duke thënë se qindra mijëra shtëpi janë shkatërruar. “Nevojat janë të mëdha, por burimet janë të pakta,” tha ajo.

Të fundit