Flash News

Bota

Sulm terrorist në Notre-Dame, tre të vdekur dhe disa të plagosur; njërit prej viktimave iu pre koka (FOTO & VIDEO)

Sulm terrorist në Notre-Dame, tre të vdekur dhe disa të plagosur;
Vendi ku ndodhi sulmi

Tre të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë brenda Bazilikës Notre-Dame në Nisë, Francë.

Kryebashkiaku i Nisës, Christian Estrosi ka konfirmuar incidentin, duke shtuar se ka dyshime që incidenti është një sulm terrorist. Mediat lokale raportojnë se njerës prej viktimave i është prerë në koka në incident, megjithëse ky është një detaj ende i pa konfirmuar nga autoritetet.

I dyshuari për krimin është arrestuar dhe ndodhet në spital pas plagëve të marra nga të shtënat e policisë gjatë përpjekjeve për ta ndaluar.

Sulmi vjen disa ditë pas vrasjes së mësuesit francez Samuel Paty, të cilit iu pre koka në Paris këtë muaj nga një islamist i dyshuar pasi ai përdori karikaturat e Profetit Muhamed në një klasë për lirinë e shprehjes.

Videot e shpërndara në mediat sociale tregonin viktimat që vendoseshin me barela në ambulanca dhe oficerët e Policisë Kombëtare Franceze (CRS) që vraponin në bazilikë. Po ashtu, disa të shtëna me armë u dëgjuan në qytet menjëherë pas orës 10 të mëngjesit, me kohën lokale. Një dëshmitar rasti tha se: “Kolegët e mi po pinin duhan poshtë. Ata nxituan lart për të parë dhe vunë re që jashtë ishte një i çmendur. Kemi dëgjuar disa të shtëna. Gjashtë ose shtatë”.

‘Rreth 20 prej nesh u strehuan në zyrë. Ishte shumë shqetësuese. Ne pamë policinë dhe CRS duke hyrë në kishë. Ne u larguam nga dritaret’, përfundoi dëshmitari.

Krerët më të lartë të Francës, përfshi Presidentin Macron, kryeministrin Jean Castex dhe ministrin e Brendshëm Gérald Darmanin, janë mbledhur me urgjencë mëngjesin e sotëm në Pallatin Beauvau, i quajtur dhe Pallati “i krizave”.

Anëtarët e Asamblesë Kombëtare mbajtën një minutë heshtje pasi lajmit për sulmin terrorist. Ndërkaq, qytetarëve iu është kërkuar të shmangin zonën e sulmit.

Sulm terrorist në Notre-Dame, tre të vdekur dhe disa të plagosur;
Sulmi ndodhi brenda bazilikës (Foto: Getty Images)
Sulm terrorist në Notre-Dame, tre të vdekur dhe disa të plagosur;
Publiku është këshilluar të shmangë zonën (Foto: Reuters)
 
Sulm terrorist në Notre-Dame, tre të vdekur dhe disa të plagosur;
Dëshmitarët përshkruan dëgjimin e të shtënave me armë (Foto: Getty Images)
Sulm terrorist në Notre-Dame, tre të vdekur dhe disa të plagosur;
Disa njerëz të tjerë raportohet të jenë të plagosur (Foto: Christian Estrosi)
Sulm terrorist në Notre-Dame, tre të vdekur dhe disa të plagosur;
Kryebashkiaku i Nisës, Christian Estrosi tha se ai mund të konfirmonte se incidenti dukej të ishte një sulm terrorist (Foto: Christian Estrosi)
 

Të fundit