Flash News

Bota

I veshur me antiplumb, Zelensky del në terren dhe takon qytetarët në Bucha: Po e shoh me sytë e mi

I veshur me antiplumb, Zelensky del në terren dhe takon qytetarët

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka qenë gjithnjë aktiv dhe në krye të ditës gjatë këtyre 40 ditëve të luftës dhe e kemi parë atë duke dhënë intervista, duke takuar forcat speciale dhe civilët e plagosur apo dhe duke dhënë dekorata për ushtarët e guximshëm.

Sot, ai ka vendosur të dalë në terren dhe të takojë qytetarët e tij. I veshur me jelek antiplumb dhe me ngjyrën e ullinjtë (ushtarake) që tashmë është bërë ngjyra e tij identifikuese e këtyre ditëve, Zelenskyy ishte aty pranë tyre, pranë qytetarëve në Bucha.

Në Bucha është kryer nja masakër ndaj njerëzve nga forcat speciale ruse, të cilët i kanë vrarë në mënyrë makabre dhjetëra ukrainas. Fotot kanë tronditur opinion botëror dhe shumë shtete kanë reaguar ashpër ndaj kësaj masakre, duk paralajmëruar masa më të forta ndaj Rusisë.

 Krahas fotove që ka postuar në rrjetet sociale, Zelenskyy shkruan:

"Ne kemi njerëz të fortë, të sjellshëm dhe të guximshëm. Për këtë u binda edhe një herë gjatë një bisede në qendrën për ofrimin e ndihmës humanitare në Bucha."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Володимир Зеленський (@zelenskiy_official)

Në një tjetër postim të mëparshëm, Zelenskyy tregon se ka parë vetë me sytë e tij atë që ushtarët rus i kanë vërë vendit të tij.

"Me sytë e mi pashë Bucha-n, Irpin, Stojankën pas pushtimit. Ne do të bëjmë çmos për t'i rikthyer në jetë sa më shpejt të jetë e mundur,"- shkruan presidenti ukrainas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Володимир Зеленський (@zelenskiy_official)

Të fundit