Flash News

Bota

I vetmi vend ku mund të shkonin shqiptarët, ashpërsohen masat për ata që do të udhëtojnë drejt Turqisë

I vetmi vend ku mund të shkonin shqiptarët, ashpërsohen masat

Autoritetet turke kanë ashpërsuar masat në ditët e fundit të vitit 2020 për shtetasit e huaj që do udhëtojnë drejt Turqisë.

Në një njoftim për shtyp ambasada turke njofton se për shkak të përkeqësimit të situatës, autoritetet kanë vendosur që nga 28 dhjetori të bëjnë të detyrueshëm pajisjen me një test negativ për të gjithë udhëtarët që udhëtojnë me avion, i cili duhet të jetë kryer brenda 72 orësh. E njëjta gjë dhe për persona që udhëtojnë në rrugë tokësore, por për ta masat nisin nga 30 dhjetori.

Gjithashtu bëhet me dije se udhëtarët që nuk janë pajisur me përgjigjen e testit, do të karantinohen për 7 ditë dhe më pas do t’i nënshtrohen tamponimit.

Sipas ambasadës turke këto masa do të qëndrojnë në fuqi deri më 1 mars 2021. Kujtojmë se Turqia ishte i vetmi vend që lejonte qytetarët shqiptarë të udhëtonin drejt vendit të tyre pa qenë nevoja për një test negativ apo karantinë.

I vetmi vend ku mund të shkonin shqiptarët, ashpërsohen masat

Të fundit