Flash News

Bota

I vonoi rrogën për një 1 muaj, minatori i shkakton 100 mijë dollarë dëm kompanisë

I vonoi rrogën për një 1 muaj, minatori i shkakton 100 mijë

Një minator i qymyrit u tërbua dhe shtypi kabinat e pesë kamionëve me një gërmues 40-ton, duke pretenduar se shefi i tij nuk i kishte paguar pagën për një muaj.

Daily Mail raporton se burri, i identifikuar vetëm si Hakan M, u filmua duke drejtuar makinën e tij gjigande drejt një linje kamionësh në minierën pranë malit Cudi, në Provincën Sirnak të Turqisë muajin e kaluar.

Pretendohet se xhaxhai i Hakanit, Omar M - i cili është gjithashtu shefi i tij - i kishte borxh një muaj rroga, duke nxitur veprimin e dhunshëm i cili dëmtoi rëndë pesë kamionët, me vlerë rreth 100,000 £ secili.

Në pamjet që u ngarkuan në mediat sociale nga një prej punonjësve në minierë, Hakan mund të shihet duke shtypur kulmet e disa kamionëve duke përdorur një gërmues.

Krahu i rëndë i fadromit i shtyp kamionët një nga një, ndërsa stafi tjetër i Hakanit shikon nga një distancë e sigurt në shok të plotë sjelljen e kolegut të tyre.

Të fundit