Flash News

Bota

IAEA: Kemi ka humbur kontaktin për të dhënat në distancë nga sistemet e monitorimit të masave mbrojtëse në Çernobil

IAEA: Kemi ka humbur kontaktin për të dhënat në

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha të martën se ka humbur kontaktin me transmetimin e të dhënave në distancë nga sistemet e monitorimit të masave mbrojtëse të instaluara në termocentralin bërthamor të Çernobilit në veri të Ukrainës, i cili u mor nga forcat ruse muajin e kaluar.

Vendi i Çernobilit nuk është aktualisht funksional dhe trajtimi i materialit bërthamor është ndalur, tha IAEA, duke cituar informacione nga rregullatori bërthamor i Ukrainës. Objekti mban reaktorë të çmontuar si dhe objekte të mbetjeve radioaktive. Autoriteti rregullator i tha IAEA se mund të komunikonte me centralin vetëm përmes postës elektronike.

“Agjencia po shqyrton statusin e sistemeve të monitorimit të masave mbrojtëse në vende të tjera në Ukrainë dhe do të japë informacion të mëtejshëm së shpejti”, tha IAEA në një deklaratë.

Agjencia tha se ishte informuar nga zyrtarët ukrainas se po bëhet "gjithnjë e më urgjente" për të ndërruar stafin për "menaxhimin e sigurt" të termocentralit bërthamor të Çernobilit, ku rreth 210 punonjës kanë punuar për gati dy javë rresht që kur forcat ruse morën kontrollin e objektit.

Stafi ka jetuar efektivisht në vendin e fatkeqësisë më të keqe bërthamore në botë për 13 ditët e fundit dhe ndërsa kanë akses në ushqim, ujë dhe ilaçe në një "masë të kufizuar", situata e tyre "po përkeqësohet", tha IAEA nga rregullatori bërthamor i Ukrainës.

“Jami thellësisht te shqetësuar për situatën e vështirë dhe stresuese me të cilën përballet personeli në termocentralin bërthamor të Çernobilit dhe rreziqet e mundshme që kjo sjell për sigurinë bërthamore”, tha në deklaratë Drejtori i Përgjithshëm i IAEA, Rafael Mariano Grossi.

Tetë nga 15 reaktorët bërthamorë të Ukrainës janë duke funksionuar aktualisht, tha rregullatori bërthamor i Ukrainës për IAEA, dhe se nivelet e rrezatimit ende duken normale. Stafi ka qenë në gjendje të ndërrojë turne në vendet operative, duke përfshirë centralin më të madh bërthamor të Evropës në Zaporizhzhya, i cili është gjithashtu tani ndodhet nën kontrollin rus.

Të fundit