Flash News

Bota

Identifikohet rasti i parë me ‘flurona’ në Izrael, përzierje e Covid-19 me gripin

Identifikohet rasti i parë me ‘flurona’ në Izrael,

Një ‘miksim’ i koronavirusit dhe gripit është shfaqur në Izrael. Bëhet fjalë për një variant të quajtur ‘flurona’.

Sipas The Independent, rasti i parë me flurona është regjistruar në Izrael. Pacientja që mbart virusin është një grua shtatzënë, e cila ndodhet në spital megjithëse simptomat janë të lehta.

“Ajo u diagnostikua me grip dhe koronavirus sapo mbërriti”, tha Arnon Vizhnitser, drejtor i departamentit të gjinekologjisë në spitalin Beilinson në qytetin Petah Tikva.

"Të dy testet dolën pozitive, edhe pasi ne kontrolluam përsëri. Sëmundja është e njëjta sëmundje: ato janë virale dhe shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje pasi që të dyja sulmojnë traktin e sipërm respirator,” shtoi Prof Vizhnitser.

Kujtojmë se Izraeli vendosi të japë dozën e tretë për të moshuarit, në një kohë kur varianti omikron ka rritur ndjeshëm rastet.

Të fundit