Flash News

Bota

Incident në Britani/ Iu afrua arkivolit të mbretëreshës Elizabeth, arrestohet një burrë në sallën Westminster

Incident në Britani/ Iu afrua arkivolit të mbretëreshës

Një burrë është arrestuar pasi iu afrua arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth në sallën Westminster.

Ai u arrestua sipas Ligjit për Rendin Publik dhe u dërgua në paraburgim, tha policia Metropolitane, shkruan BBC.

Pamjet drejtpërdrejtë nga ceremonia u ndërprenë për një periudhë të shkurtër gjatë incidentit.

Një zëdhënës i parlamentit tha: "Ne jemi në dijeni të një incidenti në Westminster Hall, në të cilin një anëtar i publikut doli nga radha dhe iu afrua arkëmortit.

Trupi i pajetë i Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II do të qëndrojë në Westminster Hall deri në ditën e funeralit të saj, të hënën.

Të fundit