Flash News

Bota

Incident në Kili, fansat i futen Dua Lipës në hotel

Incident në Kili, fansat i futen Dua Lipës në hotel

Artistja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka përjetuar një incident të pakëndshëm gjatë qëndrimit të saj në Santiago të Kilit.

Këngëtarja 29-vjeçare është tmerruar kur disa fansa arritën të hynin në ambientet private të hotelit ku qëndronte dhe prisnin jashtë derës së dhomës së saj.

Dua Lipa ndodhej në qytet për të xhiruar një reklamë kur ndodhi ky incident që shkel sigurinë e saj. Megjithëse këngëtarja ka mbetur e padëmtuar fizikisht, ajo raportohet të jetë e tronditur nga ngjarja.

Sipas burimeve, fansat ishin të pranishëm pranë ashensorit dhe në korridoret e hotelit, në përpjekje për të bërë fotografi dhe për t’iu afruar asaj. Ngjarja ka ngritur shqetësime për masat e sigurisë që duhet të merren për të mbrojtur privatësinë e artistëve.

Incidenti ka nxitur reagime të shumta nga fansat e këngëtares në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e respektimit të hapësirave personale të personazheve publikë.

Të fundit