Flash News

Bota

Incidenti në Detin e zi, publikohet simulimi i goditjes së dronit amerikan nga aeroplanët rusë

Incidenti në Detin e zi, publikohet simulimi i goditjes së dronit

Televizioni amerikan “CBS” ka publikuar një simulim të animuar të incidentit që ndodhi mbi Detin e Zi mes dronit amerikan dhe dy aeroplanëve luftarakë rusë.

Në të duket se aeroplanët rusë kishin kaluar nën dronin e ushtrisë amerikane, duke i hedhur karburant sipër.

Zyrtarët amerikanë thonë se piloti rus ka dashur të fluturojë para dronit me qëllim që droni të futej “në renë” me karburant.  Si pasojë e kësaj u godit helika e dronit dhe operatorët amerikanë u detyruan ta rrëzojnë në Detin e Zi.

Droni MQ-9 Reaper i ushtrisë amerikane është një pajisje vëzhguese, që në ato momente po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Rusët nga ana tjetër kanë mohuar se aeroplanët e tyre të kenë pasur çfarëdo kontakti me dronin amerikan. Pentagoni akuzon  Rusinë për sjellje të papërgjegjshme të pilotëve të tyre, dhe fluturim të rrezikshëm dhe jo profesional.

Të fundit