Flash News

Bota

India goditet nga një tjetër sëmundje e mistershme, qindra të shtruar në spitale

India goditet nga një tjetër sëmundje e mistershme, qindra
Në foto: Kryeministri i shtetit Jaganmohan Reddy me pacientët e shtruar në spital

Në një kohë, ku përballja me koronavirusin ende nuk ka përfunduar, një  sëmundje e mistershme ka goditur Indinë. Mediet e huaja raportojnë se 227 persona janë shtruar në spital, ndërsa 1 ka humbur jetën.

Personat e infektuar me këtë lloj sëmundje kanë disa simptoma si, djegje të syve, të vjella dhe të fikët. Kjo sëmundje fillimisht ka rënë në qytetin e Andhra Pradesh.

Në lidhje me këtë sëmundje të re të mistershme ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Alla Kali Krishna Srinivas, i cili u shpreh se të gjithë personat që kanë rezultuar me këtë sëmundje janë testuar edhe për Covid-19 ku kanë rezultuar negativ.

Të fundit