Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
India, Katari, Turqia? Analiza e DW: Kush mund të ndërmjetësojë në Ukrainë

Të krijosh shanse negociimi - ky përmendet gjithnjë si qëllim i mundshëm i Ukrainës, prandaj edhe ushtria ukrainase më 6 gusht depërtoi në territorin rus. Sipas të dhënave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenski pas pushtimeve në rajonin Kursk qëndron objektivi i krijimit të një zone të ndërmjetme në territorin e agresorit. Ekspertët ushtarakë kanë dyshime, nëse Ukraina mund t'i mbajë për një kohë të gjatë këto territore. Por në Kiev duket të jetë e qartë - nëse një ditë fillojnë negociatat, Rusia nuk ka për t'u tërhequr nga Donbasi, Zaporishja apo Krimeja pa kërkuar një çmim për këtë. Negociatat janë ende larg, por për rastin, kur ato herët a vonë do të fillojnë, ka disa vende që vijnë në konsideratë si ndërmjetësues.
"India është e bindur, se asnjë problem nuk zgjidhet në fushën e betejës", këtë ide e hodhi kryeministri Narendra Modi në Varshavë, para se të nisej me tren në Kiev, ku u takua javën që po mbaron me presidentin Zelenski. Sipas Modit ai po shikon për "perspektivat e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit aktual të Ukrainës". India nuk e ka dënuar asnjëherë hapur invazionin rus dhe ruan një bashkëpunim të ngushtë ekonomik me Rusinë, duke blerë në mënyrë masive armë prej saj. Nga fillimi i luftës, India blen madje më shumë naftë nga Rusia duke ndihmuar kështu industrinë e luftës. Pamjet e përqafimit të Modit me presidentin rus në Moskë nuk e bëjnë më të lehtë synimin për ndërmjetësim të Indisë. Mbetet të shihet, se sa ndërmjetësues i përshtatshëm do të jetë Modi pas përqafimit edhe me presidentin Zelenski në Kiev. Vetë Modi tha se ai vetë personalisht është i gatshëm.
Edhe Kina prej kohësh nga ana ekonomike faktikisht është në anë të Rusisë, duke e përdorur si treg shitjeje por Rusia është edhe një furnizuese me lëndë të parë me rëndësi për Kinën. Pekini ka abstenuar gjithmonë në votimet në Këshillin e Sigurimit. Në vend të kritikojë Rusinë për luftën, presidenti Jinping e priti në maj Putinin me nderime ushtarake. Kina megjithatë e ka ofruar veten si ndërmjetësuese. Më 24 shkurt 2023, përvjetorin e parë të luftës në Ukrainë, ky vend prezantoi një plan me 12 pika që paraqiste pozicionin kinez. Si pika kryesore ishin integriteti territorial, respektimi i së drejtës ndërkombëtare dhe mbrojtja e popullsisë civile, por edhe refuzimi i sanksioneve të njëanshme.
Jinping dhe Putin takohen në Astana, 3 korrik 2023Fotografi: Sergey Guneyev/Pool Sputnik Kremlin/AP/picture alliance
Kina dërgoi të dërguar të saj të posaçëm në disa nga vendet neutrale të jugut global. Ajo nuk mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Paqes në Zvicër në qershor 2024 - Ukraina akuzoi Pekinin atëherë se po e hedh poshtë këtë format.
Pas vizitës së të dërguarit kinez në Brazil, ky vend së bashku me Kinën paraqiti një plan gjashtë pikësh. Nga palët kërkohet që të mos e zgjerojnë më tej zonën e konfliktit dhe se Rusia e Ukraina duhet të hyjnë në dialog të drejtpërdrejtë. Kërkohet përjashtimi i mundësisë së përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë, mbrojtja e civilëve dhe shkëmbimi i të burgosurve.
Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva nuk ka pasur ndonjë sukses si ndërmjetuses. Në vitin 2023 takimet si me Putinin dhe me Zelenskin dështuan dhe ai u shpreh, se asnjë nga palët nuk është e interesuar për paqen. Në konferencën e Zvicrës da Silva nuk e nënshkroi një dokument përfundimtar, duke thënë, se asnjë konflikt nuk mund të zgjidhet, nëse flitet vetëm me njërën palë. Por Brazili për të dy vendet është një partner i rëndësishëm në skenën diplomatike, kur të vijë koha që të ketë negociata. Këtu mendohet, se Lula mund të arrijë diçka.
Katari e ka ofruar veten si ndërmjetës jo vetëm në konfliktin e Lindjes së Mesme, por edhe në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Madje në Doha u zhvilluan deri në fillim të gushtit bisedime sekrete premtuese, raportoi disa ditë më parë Washington Post. Këto dështuan nga ofensiva ukrainase në Kursk. Vitet e fundit, Katari ka fituar një pozicion të rëndësishëm si vend ndërmjetësues në konflikte të shumta.
Shteti i vogël por i pasur i Gjirit duket të ketë mësuar nga konflikti diplomatik dhe bojkoti nga vendet e tjera arabe dhe afrikano-veriore në vitet 2017-2021 se është gjithashtu e dobishme për sigurinë e tij të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme me shumë partnerë të ndryshëm.
Në pranverën e vitit 2022, Rusia dhe Ukraina pothuajse ranë dakord për një armëpushim pas negociatave në tokën turke - por masakra e trupave ruse në Butsha, Ukrainë i shkatërroi shpresat për përfundimin e luftimeve. Për shkak të vendndodhjes së saj në të dy anët e Bosforit, Turqia kontrollon hyrjen në Detin e Zi dhe për këtë arsye mund të ushtrojë presion në të dyja anët.
Nga korriku 2022 deri në korrik 2023, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan përdori kapitalin e tij diplomatik dhe e arriti marrëveshjen me të dyja palët që lejuan transportin e sigurt të grurit ukrainas nga deti. Rusia nuk e deshi më zgjatjen e mekanizmit të transportit. Ajo që mbetet është dëshmia, se Turqia mund të ndërmjetësojë me sukses ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.
Afrika e Jugut, Senegali, Zambia, Unioni Afrikan
Ndoshta ndërmjetësuesit e nënvlerësuar në këtë konflikt vijnë nga Afrika - një kontinent që është i rëndësishëm për të dyja palët ndërluftuese: Rusia po zgjeron sistematikisht ndikimin e saj, veçanërisht në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore. Ukraina po vepron kundër kësaj në pika të caktuara dhe po kërkon aleatë të mundshëm - Ministri i Jashtëm ukrainas, Kuleba ishte në Zambia, Malavi dhe Mauritius në fillim të gushtit.
Presidenti i Zambias, Hakainde Hichilema ka vepruar tanimë personalisht si ndërmjetësues: në qershor 2023, ai udhëtoi së bashku me homologët e tij Cyril Ramaphosa nga Afrika e Jugut, Macky Sall nga Senegali dhe Azali Assoumani nga Komoret (vend kryesues i Unionit Afrikan në atë kohë) me përfaqësues nga shtete të tjera në Kiev dhe Shën Petersburg. Por udhëtimi nuk solli ndonjë rezultat të prekshëm. Megjithatë, disa shtete afrikane kanë vazhduar të angazhohen, si për shembull në Zvicër ose në raundin vijues të bisedimeve në Zhidah në fillim të gushtit. Mjaft vende në Afrikë kanë interes që të marrë fund lufta mes Rusisë dhe Ukrainës./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38