Flash News

Bota

India rekord fatalitetesh nga Covid-19, ekspertët dyshojnë se shifrat janë 5-10 herë më të larta nga sa raportohen

India rekord fatalitetesh nga Covid-19, ekspertët dyshojnë se shifrat
Foto ilustruese

India ka pësuar një rritje rekord të vdekjeve nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të fataliteteve në mbi 250 mijë.

Vdekjet nga koronavirusi u rritën me 4,205, ndërsa rastet ditore me 348,421 duke shkuar në total në 23 milionë, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë, raporton AL Jazzera.

Shumë ekspertë dyshojnë se shifrat reale janë shumë më të larta se sa raportohen. Sipas tyre, vdekjet dhe infeksionet aktuale mund të jenë pesë deri në dhjetë herë më të larta. India, me një popullsi prej 1.35 miliardë njerëz, aktualisht përbën 1/3 e viktimave nga koronavirusi në të gjithë botën.

Të fundit