Flash News

Bota

Inteligjenca amerikane: Rusia disponon një video që mund ta çojë drejt pushtimit të Ukrainës

Inteligjenca amerikane: Rusia disponon një video që mund ta

Zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se Rusia ka krijuar një plan për të sajuar një pretekst për një pushtim të Ukrainës, potencialisht duke prodhuar video propagandistike që tregojnë një sulm të organizuar, sipas një zyrtari të lartë të administratës Biden.

Reuters raporton se Rusia po formulon disa opsione për të gjetur një pretekst për një pushtim të Ukrainës.

Njëra është një video e fabrikuar që tregon pasojat grafike të një shpërthimi, duke përfshirë pajisjet që duket se i përkasin Ukrainës ose vendeve aleate.

"Videoja do të publikohet për të nënvizuar një kërcënim ndaj sigurisë së Rusisë dhe për të mbështetur operacionet ushtarake," tha zyrtari. "Kjo video, nëse publikohet, mund t'i japë Putinit shkëndijën që i nevojitet për të nisur dhe justifikuar operacionet ushtarake kundër Ukrainës."

Zyrtari amerikan tha se Uashingtoni po publikon akuzat specifike në mënyrë që të "të bindë" Rusinë nga ndjekja e planeve të tilla.

"Ne nuk e dimë përfundimisht se kjo është rruga që ata (Rusia) do të ndjekin, por ne e dimë se ky është një opsion në shqyrtim," tha zëvendës këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA, Jonathan Finer në një intervistë për media.

Të fundit