Flash News

Bota

Inteligjenca britanike ngre alarmin: Një agjente kineze e infiltruar në Parlament

Inteligjenca britanike ngre alarmin: Një agjente kineze e infiltruar

Britania e Madhë ka dhënë alarmin se një agjent i dyshuar kinez është infiltruar në Parlament me qëllim që të ndërhyjë në politikën britanike.

BBC  raporton se alarmi ka ardhur nga shërbimi i sigurisë duke theksuar se Christine Ching Kui Lee (e dyshuara) "krijoi lidhje" për Partinë Komuniste Kineze me deputetë aktualë dhe aspirantë.

Më pas ajo u dha donacione politikanëve, me financime që vinin nga shtetas të huaj në Kinë dhe Hong Kong.

Një nga deputetët e financuar nga Lee, ishte edhe Barry Gardiner, i cili mori prej saj mbi 420,000 £ për 5 vite. Për shumën e marrë nga deputetja kineze, Gardiner tha se kishte vënë gjithmon ënë dijeni shërbimet e sigurisë për donacionet.

Udhëheqësi i Liberal Demokratëve Sir Ed Davey gjithashtu mori një donacion prej 5,000 £ kur ai ishte sekretar i energjisë. Ai tha se paratë u pranuan nga shoqata e tij lokale dhe ishte "hera e parë që i ishte dhënë arsye për t'u shqetësuar".

Sekretarja e Brendshme Priti Patel u shpreh e shqetësuar që dikush "i cili është përfshirë me vetëdije në aktivitete të ndërhyrjes politike në emër të Partisë Komuniste Kineze, ka vënë në shënjestër parlamentarët".

Ndër të tjera, Patel theksoi se Britania e Madhë kë mjaftueshëm masa për të identifikuar ndërhyrjen e të huajve në politikën brianike.

Të fundit