Flash News
Kochorashvil ndëshkon kuqezinjtë, Gjeorgjia kalon në avantazh
Hoxha luan titullar ndaj Gjeorgjisë, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes
Berisha: Konservatorizimi në Shqipëri ka rrënjë më të thella, ku qëndrojnë mijëra jetë të sakrifikuara
Vrasja e dyfishtë në Roskovec, shoqërohet djali i autorit dhe i njërit prej viktimave
Del foto e dy viktimave në Roskovec, xhaxhai dhe nipi ishin duke pirë kafe kur u qëlluan
Lautaro Martinez rinovon kontratën me Interin deri në 30 qershor të vitit 2029.
Ka qenë vetë klubi zikaltër që me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ka publikuar lajmin e rinovimit të kapitenit.
“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Lautaro Martinez: sulmuesi i lindur në vitin 1997 do të jetë pjesë e skuadrës zikaltër deri më 30 qershor 2029”, shkruhet në njoftimin e Interit.
Nga marrëveshja e re, sulmuesi bëhet lojtari më i paguar në skuadër, pasi do të përfitojë 9 milionë euro në sezon.
Argjentinasi është pjesë e zikaltërve nga viti 2018, kur u afrua nga Racing dhe nga ajo kohë ka luajtur 206 ndeshje, ndërsa ka shënuar 103 gola në total.