Flash News

Bota

Irani emëron komandantë të rinj pas vrasjes së krerëve ushtarakë nga Izraeli

Irani emëron komandantë të rinj pas vrasjes së krerëve

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka emëruar komandantë të rinj në strukturat kryesore ushtarake, pas sulmeve ajrore izraelite që lanë të vrarë disa drejtues të lartë të ushtrisë iraniane, ditën e premte.

Sipas raportimeve të CNN International, gjeneral brigade Mohammad Pakpour është emëruar si komandanti i ri i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), në vend të Hossein Salami, i cili humbi jetën nga sulmet izraelite.

Po ashtu, gjeneral Abdulrahim Mousavi është caktuar si shef i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, duke zëvendësuar gjeneralin Mohammad Bagheri, i cili gjithashtu u vra më herët të premten.

Ndërkohë, gjeneral Ali Sadmani do të marrë drejtimin e qendrës së koordinimit ushtarak, në vend të gjeneralit Gholam Ali Rashid, i cili ishte përgjegjës për bashkërendimin mes Gardës Revolucionare dhe ushtrisë së rregullt.

Këto lëvizje vijnë në një moment kritik për Iranin, pas tensioneve të ashpra me Izraelin dhe pas goditjes së rëndë që kanë marrë strukturat e tij ushtarake elitare.

 

Të fundit