Flash News

Bota

Irani instalon kamera në vende publike për të identifikuar dhe penalizuar gratë e pambuluara

Irani instalon kamera në vende publike për të identifikuar dhe

Në një përpjekje të mëtejshme për të frenuar numrin në rritje të grave që kundërshtojnë kodin e detyrueshëm të veshjes, autoritetet iraniane po instalojnë kamera në vende publike dhe në rrugë për të identifikuar dhe penalizuar gratë e pambuluara, njoftoi policia të shtunën.

Pasi të jenë identifikuar, shkelësit do të marrin "mesazhe paralajmëruese me tekst për pasojat", tha policia në një deklaratë, shkruan reuters.

Masa ka për qëllim "parandalimin e rezistencës kundër ligjit të hixhabit", thuhet në deklaratën e përcjellë nga agjencia e lajmeve Mizan e gjyqësorit dhe media të tjera shtetërore, duke shtuar se një rezistencë e tillë dëmton imazhin shpirtëror të vendit dhe përhap pasiguri.

Një numër në rritje i grave iraniane kanë hequr mbulesat e tyre që nga vdekja e një gruaje kurde 22-vjeçare në paraburgimin e policisë së moralit shtatorin e kaluar. Mahsa Amini ishte arrestuar për dyshimin se kishte shkelur rregullin e hixhabit.  

Megjithatë, duke rrezikuar arrestimin për kundërshtimin e kodit të detyrueshëm të veshjes, gratë ende shihen gjerësisht të zbuluara në qendrat tregtare, restorantet, dyqanet dhe rrugët anembanë vendit. Videot e grave të pambuluara që i rezistojnë policisë së moralit kanë vërshuar edhe në rrjetet sociale.

Të fundit